LAJMI I FUNDIT:

Ne jemi drejtuar nga një e ardhme me maska, por kjo po shihet me shqetësim për sigurinë, thonë ekspertët

Ne jemi drejtuar nga një e ardhme me maska, por kjo po shihet me shqetësim për sigurinë, thonë ekspertët

Ndërsa kombet perëndimorë fillojnë hapjen e ngadaltë nga bllokimi, është gjithnjë e më e qartë se shoqëria nuk do të kthehet kurrë siç ka qenë para coronavirusit. 

Për habi të shumë politikanëve, popullsia perëndimore kryesisht u është bindur udhëzimeve për të qëndruar brenda, shkruan CNN.

Në fakt, përpjekjet e bllokimit në shumë vende kanë qenë aq të efektshme sa qeveritë tani po mendojnë se si të heqin gradualisht kufizimet, transmeton Telegrafi.


Vendosja e maskës në fytyrë nga shumë ekspertë të sigurisë në të gjithë botën po shihet si shumë shqetësuese.

Por, perspektiva e një shoqërie të re, në të cilën publiku fsheh fytyrën ka pasoja të gjera për krimin dhe sigurinë, por edhe për ndërveprimin social.

Për ekspertët, problemi kryesor i njerëzve me maska mund të ndihmojë keqbërësit. Përdorimi në masë i maskave bën që ata të mos ngjallin më dyshime.

Kjo mund të duket e ekzagjeruar në disa vende aziatike që e kanë pësuar nga Sarsi dhe epidemi të tjera, ku maskat janë normale prej një dekade.

Ekspertët thonë se veshja masive e maskave mund të ndërlikojë hetimet e krimit, pasi njohja e fytyrës është një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme në gjurmimin e kriminelëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Kalo në kategori