LAJMI I FUNDIT:

Në hall nga kundërmimi i ujërave të zeza në kanalin “Ibër-Lepenc” (Video)

Në hall nga kundërmimi i ujërave të zeza në kanalin “Ibër-Lepenc” (Video)

Banorët që jetojnë në afërsi të kanalit “Ibër-Lepenc” në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, që nga vjeshta po përballen me erën e rëndë që kundërmon në këtë pjesë, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në këtë kanal.

Ata thonë se kjo ka ardhur për shkak të dëmtimit të një gypi gjatë punimeve nga ujësjellësi, raporton “038”i KTV-së.

Zakonisht, vera sjell temperatura të larta, të cilat pëlqehen shumë nga njerëzit.

Por, ndryshe nga herët e kaluara, banorëve që jetojnë përreth kanalit “Ibër-Lepenc” në rrugën “Qemal Stafa” në periferi të kryeqytetit, i nxehti ua solli erën e pakëndshme që kundërmon nga ky kanal.


Kjo si pasojë e dëmtimit të një gypi të kanalizimit gjatë punimeve nga kompania e kontraktuar nga ujësjellësi në këtë pjesë të rrugës.

Madje, sipas banorëve, thyerja e gypit gjatë punimeve ka lënë peng edhe funksionalizimin e një pjese të kanalizimit të ri.

Ndërsa, në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, përmes emalit, kanë njoftuar se janë në dijeni të problemit dhe se kanë lajmëruar edhe Inspektoratin Komunal dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ata shpresojnë se ky problem të zgjidhet shpejtë, në mënyrë që ecuria e punëve të ndërmarrjes të shkojë si duhet dhe të krijohen kushte të përshtatshme për jetesë për banorët e asaj anë.

Ndërkohë, në Kompaninë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, thonë se gypi është dëmtuar gjatë punimeve për instalimin e rrjetit që lidh lagjen Arbëria me fabrikën e Ujit në Shkabaj.

Por, edhe dy ditë pas kësaj deklarate, nuk është parë asnjë shenjë punimesh të reja dhe gjendja në kanal ishte e njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori