LAJMI I FUNDIT:

Në Gjonaj nis festivali “Hasi jehon”

Në Gjonaj nis festivali “Hasi jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot nis edicioni i 29-të e festivalit folklorik “Hasi jehon 2018”.

Edhe këtë vit për ansamblet më të dalluara do të ndahen çmimet tradicionale: Malësori (çmimi i parë), Malësorja (çmimi i dytë), Lahuta (çmimi i tretë), dhe çmimi për këngëtaren më të mirë që e mban emrin e këngëtares hasjane Nazmije Hoxha. Me mirënjohje për vepër jetësore këtë vit do të nderohet Shaqir Hoti, ndërsa do të ndahen çmimet për koreografinë më të mirë, për rapsodin më të mirë, valltarin më të dalluar, valltaren më të dalluar, ritualin, instrumentistin më të dalluar dhe çmime të tjera tradicionale.

Programi i festivalit është si më poshtë:


Dita e parë, më 3 maj: Në orën 18:00 hapja solemne. Programet fillojnë në orën 18:30

1. SHKA “Malësori” – Gjonaj (hapja solemne)

2. Pallati I Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)

3. SHKA “ Bajram Curri”- Krushë e madhe

4. SHKA “Zëri i LLapushës” – Carrallukë (Malishevë)

5. SHKA “Jonuz Ramadani” – Viti

6. SHKA “Bajram Shabani” – Kumanovë

7. AAF “Rugova” – Pejë

Dita e dytë, 4 maj: Programi fillon në orën 18:30

1. “ SHKA “Zëri i Kosovës” – Fushë Kosovë

2. SHKA “Hajvalia” – Hajvali

3. SHKA “Bilal Golemi” – Gjirokastër

4. SHKA “Tingujt e vendlindjes” – Stagovë ( Kaqanik)

5. SHKA “Anadrini” – Dejn (Rahovec)

6. SHKA “Shote Galica” – Drenas

7. Ansambli “Shqiponja” – Shkup

Dita e tretë, 5 maj: Programi fillon në orën 18:30

1. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë

2. SHKA “Rapsha” – Drumë (Tuz)

3. SHKA “Bresana” – Bresanë

4. SHKA “Lahuta e Malcisë” – Gjilan

5. AF “Mati” – Burel (Mat)

6. SHKA “Malësori” – Gjonaj (përmbyllje e festivalit). /Telegrafi/