LAJMI I FUNDIT:

Në Gjimnazin e Tetovës u bojkotuan orët e para mësimore, nuk janë paguar profesorët

Në Gjimnazin e Tetovës u bojkotuan orët e para mësimore, nuk janë paguar profesorët

Dhjetëra profesorë të Gjimnazit të Tetovës “Kirill” Pejçinoviq në shenjë proteste për vonesën e rrogës së dhjetorit kanë bojkotuar orët e parë të mësimit. Udhëheqësia e shkollës mbështet protestën e profesorëve dhe apelon deri tek autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Ligji për pagesën e rrogave e dimë që ka një afat se deri kur duhet të paguhen. Kuptohet se edhe profesorët kanë të drejtë sepse një pjesë e madhe janë raste që do i quaja edhe sociale me borxhe me kredi nëpër banka dhe bankat nuk falin ata kërkojnë që të paguash këstin”, deklaroi përgjegjësi i profesorëve, Daut Arifi.

Nga komuna e Tetovës fajin për vonesën e rrogës ia hedhin Ministrisë së Financave.


“Qeveria nesër në rend dite do ketë këtë pikë të rendit të ditës që është leximi i buxhetit të këshillit të Tetovës, që nënkupton që brenda javës me këtë lexim dhe besojmë që rrogat do jenë çështje rrjedhëse ashtu siç kanë qenë deri më tani”, tha Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Bojkoti ditën e sotme ka ndodhur vetëm në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” të Tetovës, ndërkohë në rast se nuk lëshohen mjetet së shpejti, atëherë revolta do të zgjerohet edhe në shkollat e tjera të Tetovës. Ndërkohë Alsat mëson se mjetet nuk janë lëshuar edhe për një numër të madh të shkollave të mesme të Vashkisë së Shkupit./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori