Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorët me trajnime më të shkurtra se dyvjeçare ose me vetëm përvojë pune.
E vetmja zgjidhje për ta është Rregullorja e Ballkanit Perëndimor.
Në një intervistë për Deutsche Wellen, drejtori i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Mustafë Abazi, shpjegon se si funksionon kjo rregullore.
Deutsche Welle: Zotëri Abazi, para se të nisim bisedën, na thoni dy fjalë për kompaninë tuaj.
Mustafë Abazi: Unë, prej tashmë 15 vjetësh, drejtoj një kompani që merret kryesisht me suvatime të brendshme dhe punime të jashtme, sidomos me fasadimin e objekteve.
Deutsche Welle: Cilat janë kualifikimet që kërkohen në zanatin tuaj?
Mustafë Abazi: Në Gjermani ka vërtet një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar, edhe në ndërtimtari. Prej vitit 2016 ekziston mundësia e ardhjes në Gjermani me vizë pune nga Shqipëria dhe Kosova, me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, dhe besoj se ka ardhur një numër shumë i madh dhe shumë të tjerë janë në pritje.
Deutsche Welle: A duhet të jenë të kualifikuar këta persona?
Mustafë Abazi: Mirë është të kenë një kualifikim, së paku njohuri pune. Por ne kemi punësuar edhe njerëz pa njohuri fillestare, dhe kemi arritur me stafin tonë që t’ua mësojmë punën. Por është shumë e rëndësishme që ata që duan të vinë këtu, të kenë së paku përvojë pune në vendet prej nga vijnë,
Deutsche Welle: Që ta sqarojmë, ju e keni fjalën gjithnjë për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Po ligji i ri gjerman për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar që hyri në fuqi më 1 mars të këtij viti u jep përparësi personave me kualifikim së paku dyvjeçar. A ka në Shqipëri dhe Kosovë kualifikime të këtij lloji në profesionin tuaj?
Mustafë Abazi: Ka, edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, kemi shkollat e zanatit (në Shqipëri shkollat profesionale). Diploma nga këto shkolla është një lehtësim i madh për ata që duan të vijnë. Atyre mund t’u rritet edhe paga. Megjithatë, për ne mjaftojnë edhe njerëz me përvojë pune, edhe pa pasur një certifikatë të tillë.
Deutsche Welle: Por këtyre u duhet një kontratë që të marrin vizë pune, apo jo?
Mustafë Abazi: Gjithsesi. Ata duhet të lidhin kontratë me punëdhënësit e këtushëm. Kontrata shkon në zyrën e punësimit dhe ata shikojnë se a ka gjermanë, që janë pa punë, apo njerëz nga Evropa, dhe nëse nuk ka kandidatë të tjerë për këtë vend pune, atëherë Zyra e Punës e lejon edhe një kontratë për dy-tre vjet. Me këto letra nga Zyra e Punësimit, ata mund të shkojnë në Ambasadë në Shqipëri apo Kosovë, dhe të marrin një vizë pune për Gjermani.
Deutsche Welle: Por pritja është shumë e gjatë. Cilat janë arsyet?
Mustafë Abazi: Ne kemi një masë shumë të madhe të komunitetit shqiptar në Gjermani.Ndoshta ka pasur edhe keqpërdorime të vizave. Por edhe ka pasur shumë vetë që kanë përfituar nga ky rregull, deri tani afërsisht 20 mijë.
Deutsche Welle: Ndërkohë të tjerët vijnë si turistë dhe nisin punën në mënyrë ilegale. Çfarë risku marrin ata përsipër?
Mustafë Abazi: Ne si punëdhënës nuk guxojmë t’i punësojmë se dënimet janë shumë të mëdha. Shkojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë euro, nëse një punëtor kapet në të zezë. Dhe, veç kësaj, atyre do t’u bëhet nga një ndalesë, prej dy deri në pesë vjet. Në këto kohë ai nuk ka të drejtë të hyjë më në Gjermani. Kështu që nuk ia vlen të bëhet, sepse rrezikojnë shumë.
Deutsche Welle: Dhe dy fjalë për shoqatën tuaj. Ju jeni drejtues i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Çfarë mund të bëni ju për t’ua lehtësuar bashkatdhetarëve ardhjen në Gjermani?
Mustafë Abazi: Shoqata jonë është e regjistruar në 17 vende të botës. Ne kemi synim të lidhemi me njëri-tjetrin dhe kështu e kemi më të lehtë t’i sistemojmë njerëzit që vijnë nga Kosova apo Shqipëria në kompanitë tona. Kështu nuk e kanë të nevojshme as të mësojë gjuhën deri në nivel të lartë, por ka mundësi edhe me një nivel prej A2, të vijnë këtu.
Deutsche Welle: Ju vetë keni ardhur si refugjat para 25 vjetësh. Çfarë këshille mund t’u jepni emigrantëve shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën në Gjermani?
Mustafë Abazi: Të integrohen në shtetin gjerman, në kulturën gjermane e të fillojnë të mësojnë gjuhën gjermane, nëse duan të rrinë për një periudhë afatgjate.
Deutsche Welle: Ju, kur erdhët atëherë, a e merrnit me mend që do të rrinit këtu 25 vjet?
Mustafë Abazi: Nuk e kisha menduar kurrë. Ne atëherë kemi ikur nga lufta. Çdo vit kemi pasur dëshirë të kthehemi, situata në Kosovë ishte e vështirë deri sa u çlirua Kosova, dhe pastaj u vendosëm këtu, krijuam familje dhe mbetëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-380x233.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-380x233.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-380x233.jpg)
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-780x439.jpg)
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikulli-2-1-780x439.jpg)
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi