LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani, një incidencë rekord shtatë-ditore e infeksionit me coronavirus

Në Gjermani, një incidencë rekord shtatë-ditore e infeksionit me coronavirus

Gjermania ka regjistruar një incidencë rekorde shtatë-ditore prej 497.1 infeksionesh me coronavirus për 100 mijë banorë që nga fillimi i pandemisë, njoftoi të shtunën agjencia kombëtare e kontrollit të sëmundjeve.

Një javë më parë, incidenca në të gjithë shtetin gjerman ishte 335.9, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) në Berlin.

Instituti gjithashtu raportoi 78 mijë të infektuar rishtazi gjatë një periudhe 24-orëshe, nga 55,889 të infektuar rishtazi një javë më parë. Instituti njoftoi të premten se 3.23 pacientë me coronavirus për 100 mijë banorë janë pranuar në spitale në periudhën aktuale shtatëditore. Shifra nuk përditësohet gjatë fundjavës, raporton dw.


RKI raportoi një shkallë ditore të vdekjeve të lidhura me coronavirusin prej 235, nga 286 një javë më parë.

Deri më tani, 115,572 njerëz kanë vdekur nga infeksioni me coronavirus që nga fillimi i pandemisë në Gjermani.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha të premten se një “paketë e përshtatshme masash” ishte në fuqi për të reduktuar valën aktuale të pandemisë së coronavirusit të shkaktuar nga varianti Omicron, megjithëse numri i të infektuarve rishtazi po rritet me shpejtësi çdo ditë.

Javët e fundit, qeveria federale gjermane dhe shtetet federale kanë miratuar rregulla më të rrepta kontakti – veçanërisht për njerëzit e pavaksinuar – dhe kanë shkurtuar karantinat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori