LAJMI I FUNDIT:

Në Gjenevë, eurot rrjedhin edhe nëpër guaca të tualeteve

Në Gjenevë, eurot rrjedhin edhe nëpër guaca të tualeteve

Dhjetë mijë euro janë hedhur në guacë të tualetit të bankës zvicerane UBS në Gjenevë, dhe restoranteve që ishin përreth bankës, shkruan Guardian.

Hetuesit zviceran besojnë se shuma e majme e parave, që kishte bllokuar gypat e kanalizimit të bankës dhe tre restoranteve përreth, ishin nga një kasafortë private e një banke zvicerane, kurse këtë kasafortë e përdorte një spanjolle e paemëruar, transmeton Telegrafi.

Avokati i saj ishte paraqitur në stacionin policor, për të mbuluar shpenzimet e punimeve në tualetet e bankës UBS dhe tre restoranteve, por nuk kishte shpjeguar se pse paratë ishin hedhur në guacat e tualeteve.


Dëmet e shkaktuara nga bllokimi i gypave të kanalizimit kapin shumën e mijëra frangave zvicerane.

Policia fillimisht ishte informuar nga kamerieri i picerisë “du Molard”, kur stafi i kësaj picerie e kishte kuptuar që guacat e tualetit të meshkujve ishin bllokuar nga kartëmonedhave 500 euroshe, që kishin përfunduar në gypat e kanalizimit.

Shkatërrimi i kartëmonedha në Zvicër nuk përbën shkelje të ligjit, por hetuesit në Gjenevë janë duke hetuar rastin për shkak të rrethanave të dyshimta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Bileta më e shtrenjtë në botë e aeroplanit që kushton 70.500 euro: Ja çfarë fitoni nëse e blini atë biletë (Video)

Bileta më e shtrenjtë në botë e aeroplanit që kushton 70.500 euro: Ja çfarë fitoni nëse e blini atë biletë (Video)

Kalo në kategori