LAJMI I FUNDIT:

Në Gjakovë u protestua për kullën e Sylejman Vokshit (Video)

Në Gjakovë u protestua për kullën e Sylejman Vokshit (Video)

Në Gjakovë u protestua kundër planit që mundëson ndërtimin e lartë në afërsi të kullës së Sylejman Vokshit. Protestuesit thanë se me veprime të tilla po rrezikohet historia. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini tha se është mashtrim kinse rrezikohet kulla.

Me moton “Mos e prek Kullën” , shoqëria civile në Gjakovë ka protestuar duke kërkuar anulimin e planit për ndërtimin e banesave shumëkatëshe në afërsi të Kullës së Sylejman Vokshit.

Shqipe Mula nga shoqëria civile, ka thënë se me veprime të tilla nga Komuna, po rrezikohet humbja e vlerave historike të Kullës.


“Në këto momente që ne po bëjmë ovacione, po futen anëtarët e Asamblesë Komunale, këta që ne i zgjodhëm vet e që sot kanë përgjegjësi që ta bëjnë detyrën si duhet dhe ta përfaqësojnë zërin e komunitetit e jo zërin e interesin e ngushtë”, deklaroi Shqipe Mula.

Kryetarja e Alternativës, e cila në mandatin e kaluar ishte kryetare e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, që të mos lejojë shkatërrimin e Kullës duke lejuar ndërtimin e objekteve të larta në afërsi të këtij objekti me vlera historike.

“Arsyeja e kësaj proteste është shkelja e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve e cila po shkatërrohet në vazhdimësi në Gjakovë. Nuk është e parë që po bëhen kësi lloj shkelje, por tashmë jemi duke i humbur monumentet e trashëgimisë kulturore e historike. Kësaj radhe po flitet për kullën e Sylajman Vokshit”, deklaroi  Kusari-Lila.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardin Gjini, ka thënë se me realizimin e këtij plani nuk do të dëmtohet kulla e Sylejman Vokshit.

“Është mashtrim që cenohet Kulla. Është mashtrim që Kulla nuk do të konservohet dhe shndërrohet në muze. Është mashtrim që ka interesa private prej qeverisjes sime, drejtorëve të mi, asamblistëve të mi, prej partisë sime, apo cilësdo parti në Kuvend”, ka deklaruar Ardian Gjini.

Përkundër pakënaqësisë së shprehur të qytetarëve, Kuvendi Komunal i Gjakovës me 18 vota “për” dhe 14 “kundër”, ka kaluar propozim vendimin për shpronësimin e parcelave në afërsi të Kullës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori