LAJMI I FUNDIT:

Në fund të muajit skadon afati për mbylljen e Jugohromit

Në fund të muajit skadon afati për mbylljen e Jugohromit

Ministri i Ambientit Jetësor Bashkim Ameti, është i prerë se hapja e kombinatit Jugohromit nuk mund të bëhet pa u ndërtuar sistemi i filtrave. Ai thotë se kjo tashmë është një çështje e mbyllur, por nuk sqaron nëse Jugohromit do t’i vazhdohet ndalesa për punë edhe pas skadimit të afatit për mbylljen e këtij ndotësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është një çështje të cilën ne e kemi konsumuar e kemi njoftuar opinionin, njerëzit janë të njohur me situatën e tanishme para dhe pas zgjedhjeve dhe ata do të duhet që të vendosin filtrat e dinë ata” deklaroi për Alsat-M Bashkim Ahmeti, ministër i Ekologjisë.

Nga ana tjetër, inspektorati i shkallës së dytë i cili funksionin në kuadër të qeverisë akoma nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën e drejtorisë dhe sindikatës së punëtorëve për hapjen e kombinatit të Jugohromit. Ndërkohë heshtin edhe nga qeveria. Ditë më parë punëtorët e kësaj fabrike kërkuan takim me kryeministrin Emil Dimitriev nga i cili kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemit të tyre.


“Ne kërkojmë rrugëdalje nga situata dhe do ndërmarrim çdo nismë çdo gjë, dhe besoj që diçka do të ketë pozitive. Tash edhe Qeveria duhet të sjell vendim, derisa funksionon kemi shpresë se do sjell vendim”, u shpreh për Alsat-M Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.

Në fund të janar pritet të skadojë afati 90 ditor i vendimit të inspektoratit të ministrisë së Ekologjisë për mbylljen e Jugohromit, që filloi të zbatohet me 1 nëntor të vitit 2016 pas reagimeve dhe protestave të shumta në Tetovë. Përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e ambientit jetësor e cilësojnë Jugohromin si ndotësin më të lartë të rajonit të Pollogut dhe thonë se pas mbylljes së tij, ajri në këtë është pastruar në masë të madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori