Platforma Ndreqe.com, vazhdon të jetë një adresë ku banorët e komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, paraqesin problematikat dhe shqetësimet e tyre për zonat në të cilat ata jetojnë.

Një problematikë e cila është paraqitur së fundmi në këtë platformë është mungesa e ndriçimit publik, në fshatin Raçë të Komunës së Gjakovës, shqetësim ky i cili cilësohet si një mungesë e madhe, veçanërisht gjatë stinëve të ftohta, kur edhe ditët janë më të shkurtra dhe errësohet më shpejtë.


Ndricimi publik ne Fshatin Race Ndreqe.com

Përveç fshatit Raçë, në këtë zonë gjindet edhe fshati Moglicë, ku edhe banorët e këtij fshati përballen me problemin e njejtë, më saktësisht edhe këtij fshati i mungon ndriçimi publik.

Ndricimi publik ne Fshatin Moglice Ndreqe.com

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/