Në komunën e Ferizajt është mbajtur trajnimi i pestë për ‘Mobile Journalism’.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin studentë, gazetarë nga mediat lokale nga rajoni i Ferizajt dhe përfaqësues nga shoqëria civile.


Trajnimi është fokusuar për aspektet e raportimit medial dhe video gazetari mobile.

Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.com

trajnimi 2

Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”, ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions.

Screenshot 10 25

Participantët janë trajnuar edhe për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI, nga Liridon Drenica.

Shqip.ai1

Ndërsa, për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.

ferizaj 2

Tri lajmet/artikujt me video dhe përmbajtjen më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

foto4

Dy trajnimet e fundit do të mbahen në Mitrovicë e Prishtinë.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/

ferizaj 7

foto6