Operatorët turistikë në Durrës po kërkojnë mbylljen e vitit akademik që në muajin qershor, për të pasur kontigjentin e duhur të punonjësve në përballimin me sukses të sezonit të ri turistik.
“Me burimet njerëzore kemi pasur probleme dhe po punojmë fort dhe me burimet vendase e ato të huaja. Ajo që vlen të theksohet është kërkesa jonë që viti akademik të mbyllet brenda qershorit që ne të kemi mundësi të marrim në punë nxënës e studentë gjatë sezonit. Ata janë një krah i mirë pune dhe si në të gjithë botën studentët janë pjesa më e vlefshme e shoqërisë”- tha Eduard Xhepa, Kryetar i ATA Durrës.
Në kërkim të punës dhe më shumë të ardhurave për të mbuluar nevojat e tyre, studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit e gjejnë të dobishme këtë kërkesë të shoqatës së turizmit.
“Më duket goxha ide e mirë dhe bie dakord përderisa jetesa është pak e vështirë për studentët të kenë më shumë mundësi punësimi”- tha një student.
“Pse jo do të ishte një mundësi shumë e mirë dhe për studentët që të punojnë. Ne që jemi viti i tretë na duhen dhe mundësi financiare për të arritur studimet e mëtejshme”- u shpreh një tjetër.
“Mirë është të mbyllet më shpejt shkolla për studentët dhe biznese, sidomos ato që punojnë në zonën bregdetare. Është diçka e mirë që shkolla të mbyllet herët. Unë vetë jam në punë gjatë të gjithë kohës”- tha student.
“Më duket lajm shumë i mirë se është mundësi për ne studentët që duam të vazhdojmë dhe masterin”- vijoi një tjetër student.
Pritshmëritë e operatorëve turistikë për këtë vit janë të larta dhe flukset që në muajt e parë të vitit i bëjnë ata optimistë.
“Edhe tani kanë filluar turistët që të vijnë. Do të thotë që ky sezon do të jetë shumë i mirë. Strukturat turistike janë duke u përgatitur për ta përballuar me sukses fluksin që pritet. Duhet qartësuar për ata që pyesin a është e aftë Shqipëria për ta përballuar këtë fluks. Është i përballueshëm sepse në industrinë e turizmit gjithçka funksionon me prenotime dhe kur ka vende të lira, ata do të vijnë. Ne kemi në qendër të vëmendjes që të kemi një shërbim me standarde, paketa turistike të konkurueshme me rajonin, të promovojmë sa më shumë vlerat arkeologjike- kulturore që Shqipëria ka dhe të kemi elementet kryesore, siç janë pastërtia, sinjalistika dhe trafiku rrugor. Shihet një angazhim dhe nga ana e shtetit dhe nga ana jonë për të përballuar me sukses, cilësi e sasi këtë fluks”- tha Xhepa.
Edhe pse ende dimër, Durrësi ofron një pranverë për turistët e huaj, kryesisht të rinj, që i ndesh kudo në qytet dhe bregdet.
“Unë jam studente dhe kisha pushimet mes dy semestreve. Të dyja kemi disa ditë pushimesh dhe vendosëm të vijmë këtu. Jemi nga republika çeke. Dëgjova më shumë për Shqipërinë kur isha në një internship në Greqi ku takova një vajzë shqiptare. Në pushimet e para që patëm, morëm avionin dhe ja ku jemi”- tha një turiste çeke.
“Jam vërtet e kënaqur dhe është hera ime e parë këtu. Ajo më ftoi dhe erdha. Jam e kënaqur nga vendi dhe mikpritja”- u shpreh një tjetër.
“Nuk është tamam dimër për ne, sepse në Poloni është 3 gradë tani, ka shumë erë dhe re. Këto janë pushime për ne. Është këndshëm dhe besoj se do ca kohë për të përfunduar dhe këto investimet në ndërtesa”- tha një turist polak.
“Është hera e parë në Shqipëri. Ka më shumë diell këtu dhe është përfekt për mua. Kam nevojë për këtë. E ka hasur në internet dhe TV që shumë njerëz nga Polonia vijnë për pushime në Shqipëri dhe erdhëm”– tha një tjetër turist polka./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë