24 vjet pas luftës në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Kosovë të hënën janë themeluar dy Shoqata Sindikale ajo e Gastronomisë dhe Hotelerisë.
Qëllimi i themelimit të këtyre dy organizatave sindikale është përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në këta dy sektorë.
Drejtoresha e Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Brikena Hoxha krijimin e këtyre dy shoqatave e ka konsideruar historik dhe synim për të krijuar perspektiva që punëtorët e gastronomisë dhe hotelerisë mos të ikin nga vendi.
Ajo tha se këta dy sektor ballafaqohen me informalitet të madh, prandaj synojnë edhe luftimin e kësaj dukurie.
“Lajmi i mirë dhe historik që pas 23 vjetëve që ndoshta edhe në gjithë Ballkanin mungon, në Kosovë sot po themelohen dy shoqata sindikale të sektorit të gastronomisë dhe turizmit. Po shpresojmë që ky do të jetë vetëm hapi i parë dhe pastaj do të shtohemi shumë dhe do të jemi një fuqi reale e përfaqësimit të punëtorëve të cilët do të mund të dialogojnë edhe me qeverinë edhe me bizneset për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve. Siç e dimë në këtë sektor gastronomi dhe hoteleri kryesisht nuk janë shumë të mira, është shumë prezent informaliteti dhe dëshirojmë me potencua se një ndër qëllimet tona më të mëdha edhe parandalimi i migrimit masiv që është duke ndodhur në Kosovë. Ne besojmë që me formalizim, ofrim të kontratave të punës me trajtim të dinjitetshëm në punë të rinjtë kosovar do të qëndrojnë në Kosovë”, tha ajo.
Njëri ndër themeluesit e këtyre dy shoqatave, Visar Demolli u shpreh se përmes themelimit të sindikatave të punëtorëve në gastronomi dhe hoteleri synojnë të kthejnë dinjitetin tek këta punëtorë.
Demolli theksoi se po synojnë që përmes trajnimeve të avancohen punëtorët e këtyre sektorëve.
“Është një sektor me mbi 26 mijë punëtorë dhe tash duke pas parasysh kushtet që janë në sektorin privat. Si iniciativë është shumë e mirë si ide e kemi përkrahjen të shumë bizneseve nuk është vetëm e punëtorëve por edhe bizneseve sepse janë disa kushte se jemi pak prapa si pushimi javor, pushimi vjetor, pushimi mjekësor, pagat që i kemi në evazion realisht shumica e bizneseve mos të themi shumicë por mbi 40% është kesh që ofrojmë ne. Janë qëllime që duam t’i luftojmë bashkërisht me gjithë punëtorët e sektori privat që ta bëjmë më të dinjitetshme këtë punë”, theksoi Demolli, raporton kp.
Mbështetje dy organizatave të sapo-themeluara iu ofroi edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Nënkryetari i BSPK-së, Selatin Sadiku tha se këto shoqata do të jenë zëri i punëtorëve në sektorin privat.
“1 Maji manifestohet në forma të ndryshme. Unë sot jam shumë i lumtur që jam prezent në themelimin e dy shoqatave sindikale, shoqata këto që do ta mbrojnë zërin e punëtorit në sektorin privat. Punëtori në Kosovë është llogaritë si vegël e jo si aset, pagat janë të mjerueshme, pagat janë minimale, punëtorëve duhet tu paguhet djersa ta kenë një pagë të dinjtetshme që ta mbajnë familjen dhe vetën. Siguria në punë duhet të punohet në vazhdimësi që punëtorëve përmes inspektorëve të punës t’u krijohen kushte sa më të mira për punë“, u shpreh Sadiku.
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës, ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
E kjo festë në Kosovë po shënohet me protesta të ndryshme të punëtorëve kryesisht të sektorit privat që po kërkojnë respektim të të drejtave të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025