Në Ditën Botërore të sindromës Down, BKT Kosova rikonfirmon dedikimin e saj në promovimin e gjithëpërfshirës dhe avokimit për të drejtat dhe mirëqenien e individëve me sindromën Down në Kosovë.
Kjo mbështetje nënvizon përkushtimin e Bankës në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse ku çdo individ vlerësohet dhe mbështetet.
Në kuadër të kësaj mbështetje banka mbulon shpenzimet për shërbime terapeutike për një periudhë 12 mujore për dy fëmijë të diagnostikuar me sindromën Down.
Kjo nismë synon të ofrojë mbështetje dhe kujdes thelbësor për individët me sindromën Down, duke i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Dita Botërore e sindromës Down, e shënuar çdo vit më 21 mars, shërben si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin, për të promovuar mirëkuptimin dhe për të mbrojtur të drejtat e individëve me sindromën Down në mbarë botën.
Andaj ne sot në BKT Kosova bëjmë thirrje për të gjithë që të angazhohemi sa më shumë që të nxisim ndryshime pozitive për një komunitet më gjithëpërfshirës.
Me këtë rast, Suat Bakkal, CEO dhe anëtar i Bordit të BKT Kosova, tha: “Në BKT Kosova, ne solidarizohemi me individët me sindromën Down dhe familjet e tyre. Mbështetja jonë për Shoqatën Down Syndrome Kosova pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur në fushën sociale. Në këtë Ditë Botërore të sindromës Down, ne rikonfirmojmë zotimin tonë për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e individëve me sindromën Down.”
Shoqata Down Syndrome Kosova shprehu mirënjohjen për mbështetjen nga BKT Kosova, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në nxitjen e ndikimit pozitiv social.
“Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës BKT Kosovës për mbështetjen e tyre në Ditën Botërore të sindromës Down. Së bashku, ne mund të punojmë drejt krijimit të një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për individët me sindromën Down në Kosovë,” tha Sebahate Hajdini Beqiri, Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Down Syndrome Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës