Biznesi dibran gjatë pandemisë Kovid 19 u karakterizua edhe me faktin se edhe pse pati shumë probleme, nuk largoi asnjë punëtor nga puna. Në këtë drejtim ndikim pozitiv patën subvencionet shtetërore që u dhanë kompanive që veprojnë në Dibër dhe rajon por edhe dëshira e pronarëve të bizneseve që të mos largojnë të punësuarit nga puna. Kjo situatë ndikoi pozitivisht në ekonomin dibrane, vlerësojnë përfaqësuesit e Odave ekonomike që veprojnë në Dibër
Më shumë se dy vite pandemia që ishte prezente tronditën rëndë ekonomin dibrane. Por, në krahasim me qytet të tjera në vend, në këtë periudhë asnjë i punësuar në komunën e Dibrës nuk u pushua nga puna. Kompanitë kryesore që faktikisht janë edhe shtylla e ekonomisë në komunë siç janë – Banjat e Dibrës Capa, kompania Slice, Fabrika Knauf, si dhe kompanitë të tjera, edhe pse patën shumë probleme për të mbijetuar, nuk lanë pa punë asnjë të punësuar. Investitori i Banjave të Dibrës Capa, Mexhit Capa, për gazetën KOHA thotë se paraqitja e pandemisë i solli shumë probleme me sigurimin e turistëve dhe mysafirëve banjarë. Gjatë viteve 2020 dhe 2021 pati një ulje drastike të mysafirëve në banjat e Dibrës Capa. Por, në asnjë moment nuk menduam se duhet të lëmë punëtorë pa punë. “Dëshira jonë si investitori kryesor ishte që të tejkalojmë krizën por të mos ngelet asnjë punëtor jashtë kompanisë tonë. Dhe ashtu edhe pse gjatë dy viteve kishim mesatarisht nga diçka më shumë se 20 mijë bujtje , mbijetuam me një angazhim të përforcuar dhe i mbajtëm të gjithë punëtorët”, thotë Mexhit Capa, drejtor kryesor i Banjave të Dibrsë Capa.
Duke vlerësuar lëvizjen ekonomike gjatë viteve të pandemisëm eksperti ekonomik si dhe anëtar i Odës ekonomike të RMV-së Roland Pahumi thotë se është e vërtete që asnjë dibran i punësuar në kompanitë aktuale nuk u pushua nga puna. Përveç angazhimit të pronarëve, sipas tij një domethënie në këtë drejtim kishin edhe subvencionet qeveritare që u ofruan kompanive. “Vlerësoj se këta subvencione ndikuan pozitivisht në këtë drejtim”, thotë Roland Pahumi ekspert ekonomik.
Kjo periudhë kaloi dhe pas pandemisë është evidente se u përforcuan kapacitete ekonomike. Ka një rritje të numrit të turistëve banjarë, rritje të prodhimtarisë tek kapacitete prodhuese dhe rritje të shërbimeve të ndryshme. Ngadalë, ka një stabilizim të ekonomisë, thotë Pahumi. Në bisedën që patëm edhe me pronarë të firmave të vogla në Dibër poashtu u informuam se edhe tek ata gjatë pandemisë nuk ka patur të pushuar nga puna. Rrjeti tregtar, zanatçinjtë dhe subjektet të tjera ekonomike poashtu kanë tentuar të mos largojnë nga puna në një situatë specifike. Këtu ka patur largime por me dëshirë të vet të punësuarve të cilët kryesisht kanë tentuar të braktisin Dibrës dhe të gjejnë punë jashtë shtetit. Odat ekonomike që veprojnë në Dibër poashtu vlerësojnë se tani kur pandemia përfundoi ka filluar stabilizimi i situatës në sektorin e biznesit. Por, ka ndikime edhe kriza energjetike që është prezent sidomos me çmimet e reja të energjisë elektrike dhe sektorit energjetik në përgjithësi. Edhe në këtë drejtim subvencionet qeveritare në sferën e energjetikës janë shumë domethënëse për një stabilitet të kompanive që veprojnë në Dibër dhe rajonin e Zhupës dhe Rekës./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi