Edicioni i tretë i Akademisë së dialogut të OSBE-së për gratë e reja nga Prishtina dhe Beogradi përfundoi më 15 tetor 2017 në Stadtschlaining, Austri. Kjo akademi dhjetëditore u organizua si pjesë e Iniciativës ‘Na Ndiqni’, e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi që nga viti 2012, si pjesë e punës së tyre për të rritur pjesëmarrjen e grave në dialog dhe proceset e zgjidhjes së konflikteve si dhe në vendimmarrje.
24 gra morën pjesë në aktivitete të punës në ekipe, lojës së roleve të negocimit, ligjërata lidhur me çështjet gjinore dhe diskutime me gjashtë deputete nga Iniciativa ‘Na Ndiqni’. Ato gjithashtu vizituan mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë dhe informuan Kryesinë Austriake mbi aktivitetet e mëparshme të Akademisë dhe planet e tyre për veprimet e ardhshme të përbashkëta.
Mbështetur në iniciativën Karavani i Dialogut të organizuar në korrik 2017, pjesëmarrëset e këtij viti zhvilluan një projekt të përbashkët të quajtur “Karavani i Mbështetjes” për gratë rurale në të dy shoqëritë, që do të përfshijë vizita shkëmbimi për gratë sipërmarrëse, një panair tregtar, një dokumentar të shkurtër mbi peripecitë e grave rurale, si dhe një fushatë mediale.
Përveç kësaj, gratë pjesëmarrëse në të tri edicionet e Akademisë së Dialogut në vitet 2015, 2016 dhe 2017 do të zhvillojnë një projekt-propozim të përbashkët për donatorët potencialë me qëllim të krijimit të një OJQ-je që do të punojë në dialog dhe çështjet e fuqizimit të grave.
Pjesëmarrësja Rina Hajdari theksoi se projektet si Akademia e Dialogut për të Gratë e Reja kanë ndikim të jashtëzakonshëm tek vajzat.
“Ne, vajzat nga Prishtina dhe mikeshat tona nga Beogradi, nuk kemi shumë mundësi sikur kjo, për të debatuar mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dy shoqëritë tona, të cilat konsiderohen tabu. Ne luftuam kundër njëra-tjetrës gati dy dekada më parë. Tani ka ardhur koha që të mbizotërojnë paqja dhe bashkëpunimi, të përdorim historinë si mjet, të bisedojmë me njëra-tjetrën rreth bashkëpunimit të grave dhe të krijojmë bashkëveprim të rregullt”, shtoi ajo.
“Akademia e Dialogut e OSBE-së bën më shumë se vetëm fuqizimin e grave të reja çdo vit. Ajo na pajis me aftësi konkrete të nevojshme për të bërë ndryshime thelbësore për të mirën e familjeve e komuniteteve tona por dhe më gjerë, në mënyrë që të gjithë të mund të ecim përpara drejt paqes dhe barazisë gjinore”, tha Maja Davidovic, një pjesëmarrëse tjetër e Akademisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze