Në agjendën e Johannes Hahn nuk ka vend për ata që protestojnë kundër gjuhës shqipe

Shoqata që ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër gjuhës shqipe, ''Për Maqedoni të përbashkët'' nuk do të takohet me eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo bëhet e ditur nga zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, e cila konfirmon se Hahn dhe tre eurodeputetët do të takohen vetëm më përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar vende në përbërjen e re të kuvendit.
Kocijançiq bëri të ditur se agjenda e Hahn nuk lejon takime tjera, respektivisht nuk do të takojë asnjë nga organizatat qytetare./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































