LAJMI I FUNDIT:

Në aeroportin e Shkupit ndalohet Sekretari i LR PDSH, Arben Taravari

Në aeroportin e Shkupit ndalohet Sekretari i LR PDSH, Arben Taravari

Ai i shoqëruar nga bashkëshortja është nisur në udhëtim zyrtar në Berlin ku do të merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare të mjekëve specialist, kur dhe është ndalur nga shërbimet e aeroportit në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë lajm përmes rrjetit social Facebook e ka bërë të ditur vetë Taravari, duke shprehur habi se si është e mundur një mjek pacifist të përbëjë rrezik për shtetin vetëm sepse është në një opsion tjetër politik.

Ai thotë ti ketë njoftuar edhe ambasadën e ShBA dhe BE për këtë incident, ndërsa regjimi aktual për çdo ditë po vazhdon të shprehë nervozizëm, shprehet ai.


Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë publikuar në rrjetin social Facebook:

“Sot në terminal, kur nisesha për në Gjermani, i ftuar në Kongresin Botëror të Parkinsonit, ndryshe nga gjithë qytetarët e tjerë, më çuan në një ambient të veçantë!
Nuk dija si t’i sqaroja shoqes time, e cila mendoi se po më arrestonin!
Unë mjek dhe ligjërues në Fakultetin e mjekësisë, pa asnjë krim civil a penal, të arrestohesha në kufi në mënyrë spektakulare, i binte shumë e rëndë! Thashë mos është ndonjë kamera e fshehtë, po unë nuk jam ndonjë personalitet artistik, që të ngopin oraret e spektaklit me mua!
E taksirat-thashë me vete!
Disa zotërinj më thanë që shteti më paska renditur tek problematikët!
Taksirat i dyfish!
Të renditem unë tek problematikët?! Me ligjin jam në rregull pavarësisht se është vështirë të flasësh për ligj në Maqedoni, jo vetëm që nuk kam bërë, po as nuk kam menduar që ti bëj keq shtetit, si profesion kam shërimin e njerëzve, të vetmet gjëra që ndoshta mund ta kenë bezdisur shtetin janë mendimet e mia që janë të ndryshme nga qeveria apo pozita!
Një amerikan do thoshte: po qeveria dhe pozita nuk janë Shteti, ata janë disa nga hallkat e shtetit- mirëpo ne që jemi ballkanas, e dimë shumë mirë inatin e shtetit!
E pra mua më ka marrë shteti inat se nuk pajtohem me Nikollën, Alinë dhe me atë besnikun e tyre!
Zyrtarisht unë jam armik shtetëror se më ndalojnë nëpër kufijtë e Maqedonisë dhe trajtohem si i shumëkërkuar!
Pavarësisht që ky është një film diletant i strategjive grueskiane, unë jam zgjedhur si një nga aktorët!
S’kam talent në filma, le njëherë që janë dhe fusha të panjohura për mua…
Duhet të sqaroj të gjithë ata që ma kanë frikën, se unë nuk përfaqësoj asnjë element destruktiv, që pavarësisht se projekti Shkupi 2014 më duket Kiç, nuk kam ndërmend të marr kazmën dhe t’i shemb se duhet të shëroj pacientët dhe s’di të merrem me shkatërrime…
As akte terroriste nuk di të bëj…
Nga ana tjetër dua t’iu kujtoj që në dhomat e spitalit ku jetoj kam kohë që bashkëjetoj me vdekjen, dhe ky raport me vdekjen më ka bërë vetëm një nder: më ka hequr frikën!
E di që nuk duhet të jem Krenar që nuk kam frikë, po këto janë kusuret e një mjeku, ndaj nëse e keni për frikë, nuk funksionon fare me mua! Madje ne jemi besimtarë dhe frikohemi vetëm nga Krijuesi dhe nga askush tjetër!!
Mos u merrni me mua, se ka halle më të mëdha Maqedonia, se turp që tash më për këtë gjë e din edhe ambasada amerikane dhe përfaqësues të BE-së”, ka reaguar Taravari/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori