LAJMI I FUNDIT:

Në AAK-në e Suharekës diskutohet për votën e Albena Reshitajt

Në AAK-në e Suharekës diskutohet për votën e Albena Reshitajt

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sot në mbledhjen e degës së AAK-së në këtë qytet është diskutuar për votën e Albena Reshitajt.

“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veçanërisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj”, ka njoftuar Muharremaj në Facebook.

Mirëpo ai thotë se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.


Reshitaj ndjen keqardhje që veproi ndryshe nga AAK për Osmanin: Ramushi më tha “nuk është mirë të ndahesh nga grupi”
Lexo po ashtu Reshitaj ndjen keqardhje që veproi ndryshe nga AAK për Osmanin: Ramushi më tha “nuk është mirë të ndahesh nga grupi”

“Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar më tej Muharremaj./Telegrafi/