Site icon Telegrafi

Në 29-vjetorin e martesës, Mihrije Braha sjell fotografi të papublikuara nga dasma me Naimin

Çifti i njohur, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, po festojnë 29-vjetorin e tyre të martesës.

Me këtë rast ata janë duke organizuar një event të ngushtë familjar, për të kremtuar 29 vite të lumtura të martesës.

Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja nga Mitrovica ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe të rralla nga dasma e saj.

Foto: Mihrije Braha/InstaStory

Ajo i ka publikuar disa prej fotografive në InstaStory, ndërsa duket se çifti ka pësuar mjaft ndryshime që nga ajo kohë.

Foto: Mihrije Braha/InstaStory

Mihrije dhe Naimi kanë një martesë të suksesshme 29-vjeçare, ku si fryt i kësaj lidhje është djali i tyre, i quajtur Plator.

Dyshja kanë një karrierë të suksesshme edhe në muzikë dhe moderim, si realizues të disa projekteve televizive në vend. /Telegrafi/

Foto: Mihrije Braha/InstaStory
Exit mobile version