Pas ditëve me temperatura ekstreme që kishin përfshirë vendin, sot në Kosovë është shënuar një rënie e ndjeshme e temperaturave.

Kjo ndryshim i papritur në kushte atmosferike është shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta në disa qytete të vendit, transmeton Telegrafi.


Reshje shiu ka pasur në Prishtinë, Vushtrri, Zubin Potok, e qytete tjera.

IHMK ka njoftuar se emërkura do të sjellë mot të ndryshueshëm mbi territorin e Kosovës, ku dita do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara, por gjatë pasdites priten ndryshime të mëdha barike që do të shoqërohen me reshje dhe dukuri të tjera atmosferike.

Sipas IHMK-së vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen, duke krijuar kushte për reshje shiu, të përcjella me breshër dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë parashikohet të prekë veçanërisht zonat kodrinore-malore, por nuk përjashtohen as pjesë të fushave.

Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim./Telegrafi/