Pas fitores së madhe në Suedi, janë rritur edhe gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në play-off.

Me statistikat e reja të bëra nga “Football Meets Data”, Kosova tani ka 75 për qind shanse për të shkuar në play-off.


“Dardanët” renditen në pozitën e dytë ndërsa kanë nevojë vetëm për një pikë në Slloveni për t’u kualifikuar së paku në play-off.

Matematikisht, Kosova ka gjasa edhe për vendin e parë, veçse është vështirë meqenëse Zvicra duhet të dështojë të fitojë ndaj Suedisë e njëkohësisht t’i mposhtim në “Fadil Vokrri”.



Kujtojmë, Zvicra mbetet lideri aktual me 10 pikë pas katër xhirove, derisa e dyta është Kosova me shtatë sosh, kurse Sllovenia renditet e treta me tre pikë. Suedia zë pozitën e fundit me vetëm një pikë./Telegrafi/

telegrafi sport app