Në orën 2 pas mesnate, mes të shtunës 28 Mars dhe të dielës 29 Mars, akrepat e orës shtyhen me 1 orë. Po çfarë sjell ndryshimi i akrepave të orës në shëndetin tonë?
Jemi shumë pranë ndryshimit të orës për vitin 2015 dhe kalimit në orën diellore, që ashtu si çdo vit përkon me të dielën e fundit të muajit Mars. Në orën 2 pas mesnate, mes të shtunës 28 Mars dhe të dielës 29 Mars, akrepat e orës do të shtyhen me 1 orë përpara. Fatkeqësisht, natën e sotme do të flemë një orë më pak sepse akrepat do të lëvizin nga ora 2 e mëngjesit në orën 3.
Ky ndryshim i akrepave të orës ndodh dy herë në vit: në muajin Tetor dhe Mars, përkatësisht në të dielën e fundit të këtyre muajve. Në të dyja rastet ky ndryshim ndodh gjatë natës, për të shmangur konfuzionin gjatë ditës dhe në këtë mënyrë për shumë njerëz i vetmi problem do të jetë ai i të fjeturit një orë më pak, pa ndikuar kështu në rrjedhën normale të punës gjatë ditës.
Po çfarë sjell ndryshimi i akrepave të orës në shëndetin tonë? Në shumë persona, ajo që sjell ndryshimi i orës nuk është shumë pozitive. Kjo vihet re menjëherë në ditët në vazhdim me ndryshimin e sensit të humorit dhe gjendjes shpirtërore; probleme me gjumin, që sjellin lehtësisht mërzitje, lodhje, inatosje apo në disa raste edhe depresion; vështirësi në përqendrim apo dhimbje koke.
Këto simptoma, ndonëse ndihen nga disa njerëz, zhduken shpejt, shkruan Anabel. Mjaft sa të mësohemi me ciklin e orës së re dhe me orën e humbur të gjumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët