Lajmi për një vaksinë që parandaloi COVID-19 te 90 për qind e njerëzve në provat klinike, çoi në një rritje të thashethemeve anti-vaksinë në mediet sociale.
Më poshtë janë shqyrtuar disa prej pretendimeve të rreme për sa i përket kësaj çështjeje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Bill Gates dhe pretendimet për injektimin e mikroçipave
Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates ka qenë subjekt i shumë thashethemeve të rreme gjatë pandemisë COVID-19.
Një nga pretendimet më të shpërndara këtë javë që qarkulloi edhe që nga fillimi i këtij viti është se kinse pandemia aktuale është si një mbulesë e një plani për të implantuar mikroçipa të vegjël dhe të gjurmueshëm tek njerëzit, dhe që Gates qëndron mbrapa këtij plani.
Deri më tani nuk ka asnjë provë që mbështet këto pretendime derisa Fondacioni Bill dhe Melinda Gates i kanë thënë BBC-së, se ato janë plotësisht false.
Pretendimi që vaksina mund të ndryshojë ADN-në e njeriut
Një korrespodente e Shtëpisë së Bardhë për një faqe pro-Trump, Newsmax, iu tha 264 mijë ndjekësve në Twitter të “kenë kujdes” nga vaksina e Pfizer dhe BioNTech.
Emerald Robinson pohoi në Twitter se “vaksina mund të shkaktojë ndryshime në ADN-në tuaj”.
Frika se një vaksinë do të mund të ndryshonte ADN-në e njeriut është një tjetër pretendim që kemi parë të shpërndahet rregullisht në Facebook.
Disa shkencëtarë të pavarur deklaruan se një gjë e tillë nuk do të ndodhte.
Ndryshe vaksina përmban një fragment të materialit gjenetik të virusit ose ARN-në.
“Injeksioni i ARN-së në një person nuk i bën asgjë ADN-së së një qelize njerëzore”, u shpreh Jeffrey Almond i Universitetit të Oksfordit.
Ndërkohë, zëdhënësi i Pfizer, Andrew Widger, tha se vaksina e tyre nuk ndryshon sekuencën e ADN-së së trupit të njeriut. Ajo ndihmon trupin në udhëzimet për të ndërtuar imunitetin.
Kjo nuk është edhe hera e parë që jemi përballur në pretendime të tilla që vaksina e coronavirusit do të ndryshonte ADN-në tonë.
Pjesa e keqkuptimit duket se buron nga lloji i vaksinës që po zhvillohet. Vaksina Pfizer dhe e BioNTech përdor teknologjinë ARN ose mARN.
Postimi i Robinson përfshinte pohimin se teknologjia e vaksinave mRNA nuk ishte testuar ose aprovuar më parë.
Është e vërtetë që asnjë vaksinë e mARN-së nuk është aprovuar më parë, por studime të shumta të vaksinave të ARN-së tek njerëzit kanë ndodhur gjatë viteve të fundit.
Almond thotë se vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e para që tregon efikasitetin që do të nevojitej për t’u konsideruar për licencim.
“Megjithëse është teknologji e re, nuk do të thotë që duhet të kremi frikë prej saj”, u shpreh ai.
Efektet anësore të vaksinës
Një pretendim tjetër në postimin e Robinson në Twitter, ishte njëra ndër temat më të shpërndara.
Ajo pretendoi se 75 për qind e vullnetarëve kishin zhvilluar efekte anësore pas testimit. Por Pfizer dhe BioNTech nuk kanë raportuar ndonjë shqetësim serioz të sigurisë në testimin e tyre.
“Si të gjitha vaksinat, kjo vaksinë mund të shkaktojë efekte anësore jetëshkurtra, përfshirë dhimbje në vendin e injektimit, ethe, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe lodhje”, tha Penny Ward, një profesoreshë me kontratë afatshkurtër në mjekësinë farmaceutike në King’s College London. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës