Kejvina Kthella, tashmë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale po vazhdon të marrë vëmendje për paraqitjet e radhës.

Duke qenë se vetëm në Instagram numëron mijëra ndjekës, ajo ka mahnitur fansat me fotosesionin e ri.


Me flokë të gjata të bardha e dekolte të hapur në një xhup Prada, modelja nga Shqipëria shfaqet në top formë.

Screenshot 8 17 Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

“Kukulla në Prada”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.

Siç ndodh rëndom, bukuroshja shqiptare edhe këtë herë ka befasuar ndjekësit me ndryshimin e bërë në pamje.

Screenshot 9 18 Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Ajo këtë kohë po qëndron jashtë trojeve shqiptare, saktësisht në Zvicër, duke ushtruar profesionin e saj prej modeleje.

Kejvina momentalisht është ndër yjet më të kërkuara në fushën e modelingut. /Telegrafi/