LAJMI I FUNDIT:

Ndjekje si nëpër filma, policia amerikane i vihet pas gruas që voziste me 160 km/h – në karriget e pasme kishte një foshnje (Video)

Ndjekje si nëpër filma, policia amerikane i vihet pas gruas që voziste me 160 km/h – në karriget e pasme kishte një foshnje (Video)

Një grua në Teksas të SHBA-ve është bërë kryelajm për shkak të një veprimi që është filmuar live nga televizionet amerikane, ku shihet duke u munduar t’i ikë patrullave të policisë derisa brenda veturës kishte foshnjën me vete.

Pamjet janë publikuar edhe nga Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas, ku Caitlyn Rodriguez, 29-vjeç, shihet duke vozitur me 160 kilometra në orë nëpër një autostradë, transmeton Telegrafi.

Edhe përkundër faktit që në karriget e pasme kishte të ulur foshnjën, këtë grua nuk e pengonte që të vozit me shpejtësi të madhe duke rrezikuar edhe të tjerët në komunikacion.


Duke ikur nga policia ajo në një moment humb kontrollin dhe përplaset me një veturë tjetër. Por, duket se kjo nuk i mjaftoi asaj, pasi tentoi të ikë nga vendi i ngjarjes së bashku me foshnjën.

Rodriguez tenton të futet në një veturë tjetër, por sërish dështon pasi e kapin policia. Sipas policisë së Teksasit, foshnja është në përkujdesin e shtetit, kurse mbi nënën e saj rëndojnë disa akuza përfshirë këtu edhe vozitjen e rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ndryshoni mentalitetin, përgatituni për të keqen" - Evropa përgatit qytetarët e saj për luftë

Evropa

"Ukraina mund të ndahet si Gjermania pas luftës", deklarata e të dërguarit të Trumpit trazon ujërat

Botë
Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Botë

"Alarm për luftë" - Gjermania nis ndërtimin e bunkerëve për t'u mbrojtur nga shpërthimet bërthamore

Evropa
Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Botë

"Gaza është ferr në tokë, po i mbarojnë furnizimet", Kryqi i Kuq bën thirrje për ndihmë

Botë
Kalo në kategori