LAJMI I FUNDIT:

Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor

Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor

Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, sonte para Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë ndezur 108 qirinj në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka lutur të gjithë të kenë kujdes në komunikacion.

“Sonte jemi për të ndezur qirinjtë dhe për të shprehur dhimbjen për qytetarët që kanë humbur jetën. Ne do të krijojmë kushte në trafikun rrugor. I lus shoferët që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe ne si ministri do të ofrojmë shërbime më të mira në cilësinë e rrugëve, dhe vendosjen e sinjalistikës”, ka thënë Lekaj.


Ndryshe, kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Të premten në aksidentin në Mramor të Prishtinës kanë humbur jetën 4 familjarë, kurse dje një grua ka humbur jetën në aksident në Malishevë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori