LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi rus në zgjedhje, Mueller: Trump jo pjesë e komplotit

Ndikimi rus në zgjedhje, Mueller: Trump jo pjesë e komplotit

Prokurori i posaçëm Robert Mueller thotë se as Presidenti Donald Trump, as fushata e tij nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, sipas një përmbledhjeje të paraqitur të dielën nga kreu i Departamentit të Drejtësisë William Barr.

Por përsa i përket pyetjes nëse Presidenti Trump u përpoq të pengonte drejtësinë duke ndërhyrë ose duke u orvatur të prishë hetimin e prokurorit Mueller, Barr tha, “Raporti nuk arrin në përfundimin se presidenti ka kryer ndonjë krim, por as nuk e përjashton këtë”.

Barr publikoi një përmbledhje të raportit të shumëpritur për hetimin që zgjati 22 muaj rreth akuzave se fushata e zotit Trump kishte bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e 2016-s në favor të Trump.


Prokurori i Përgjithshëm Barr ia dërgoi përmbledhjen e tij Kongresit dhe e bëri atë publik të dielën. Mueller e dorëzoi raportin e tij në Departamentin e Drejtësisë të premten.

Në përmbledhjen e Barr vihet në dukje se gjatë hetimit gati dy vjeçar, Prokurori i Posaçëm Mueller pati në dispozicion të tij 19 avokatë dhe 40 agjentë të FBI-së që punonin me të, lëshoi më shumë se 2.800 thirrje për paraqitje, bisedoi me rreth 500 dëshmitarë dhe kreu gati 500 urdhra për bastitje.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi njëzëri këtë muaj për një rezolutë e cila kërkonte që raporti i plotë i Mueller të bëhej publik. Shumë ligjvënës duan gjithashtu të shohin ndonjërën nga dëshmitë që e bënë Mueller të arrinte në përfundimet e tij, sidomos tani që Barr shkruan se raporti i Prokurorit të Posaëm Mueller “nuk e nxjerr të pafajshëm” zotin Trump, edhe nëse presidenti thotë të kundërtën. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori