Vendimet e politikës rrallë kanë pasur pasoja kaq të drejtpërdrejta për qytetarët. Në këtë krizë politikanët kërkojnë me të drejtë këshilla tek virologët, por përgjegjësia mbetet tek ata.
Lufta kundër coronavirusit, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë.
Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe politikën në vend e në botë. E në raste të tilla politika kërkon këshillën e ekspertëve. Por si bëhet kjo? Kanë kaluar “duartrokitjet” në ballkone për mjekët e infermierë për punën e tyre aq të rrezikshme. Vetëm në Itali ndërruan jetë 150 mjekë. Sigurisht që duhej duartrokitur dhe brohoritur për heronjtë. Por vetëm heronjtë nuk i mjaftojnë një shoqërie, të paktën një shoqërie mediatike. Ajo kërkon yje që i ngre lart, por edhe i rrëzon.
Virologët yje mediatikë
Gjermania mund të jetë e kënaqur me studiuesit e saj dhe gazetarët shkencorë. Ata ofruan dije shkencore në gjuhë të thjeshtë për publikun, këshilla që i kuptonte kushdo, si larja e duarve, mënjanimi i turmave, ruajtja e distancës edhe në ambientin privat. Kështu ne u bëmë dëshmitarë të hulumtimeve në zhvillim e sipër, teza e hipoteza, deklarata konkurruese, përftim i dijes në kohë reale. Si përgjigja ndaj pyetjes, nëse duhet të mbahet maska apo jo, e cila kaloi në të kundërtën, fillimisht u tha jo, tani maskat janë me detyrim në publik. Virologët janë kthyer në yje të matur me rezonancën shkencore dhe prezencën mediatike. E kush do të zbulojë një vaksinë kundër virusit, qoftë në Bonn, Oxford, Paris apo Vuhan do të ngrihet nga yll në Mesian.
Që studiuesit kanë hyrë në këtë rol është përgjegjësi edhe e politikës. Qartësisht: Për ta zbatuar të pamendueshmen deri tek kufizimi i të drejtave bazë në shumë drejtime, politika, qeveria gjermane kërkoi edhe mbështetjen e këshillën e virologëve e ekspertëve të fushave të tjera. Por veprimi konkret, çështja e marrjes së vendimeve i mbetet politikës e vetëm politikës. Ekspertët japin ekspertizë. Mediat transportojnë informacione, japin rëndësi qëndrimeve të ndryshme. Por veprimi i mbetet në dorë politikës. Për këtë zgjidhen politikanët dhe kanë mandat për një kohë të caktuar.
Ekspertiza gjithnjë e më e rëndësishme
Në një botë gjithnjë e më të komplikuar ekspertiza është e rëndësishme dhe po bëhet më e rëndësishme. Instancat përkatëse për këtë ekzistojnë. Para 20 vitesh, kancelari Gerhard Schröder për shkak të pyetjeve kritike të biomjekësisë ngriti Këshillin Kombëtar të Etikës, nga i cili më vonë u krijua Këshilli Gjerman i Etikës. Pak pas marrjes së postit në vitin 2005, kancelaria Merkel e rivlerësoi Leopoldinën, Akademinë Kombëtare të Shkencave, jo edhe aq të njohur më parë. Dy shembuj nga dekadat e kaluara.
Sigurisht, tek përgjegjësia e politikës bëjnë pjesë edhe peshimet e rreziqeve të paparashikuara, vendime të hapura, veprim në perspektivë e me faza, si këto javë. Kjo nuk është shumë larg nga shkalla e gabueshmërisë së shkencës. Mund të konsiderohet si një nga momentet më mbresëlënëse të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, kur ai hapur më 22 prill në Bundestag bëri fjalë, se disa vendime të marra këto kohë më vonë mund t’i shohim edhe si të gabuara, e më vonë ndoshta mund të kërkojmë falje për to. Kjo është për t’u vlerësuar. Spahn foli për vete, jo për shkencën.
Vendimtare si vepron politika
Prandaj të gjitha deklaratat publike, edhe konkurrenca mes virologëve në luftë kundër pandemisë janë vetëm një aspekt i së tërës. Ata janë të rëndësishëm, por jo vendimmarrës. Këtë mund dhe duhet ta thotë politika në një shoqëri të tronditur nga themelet. Vendimtare është se si vepron politika, Bundestagu, parlamentet. Gjithnjë presidentët e Bundestagut në fillim të një legjislature kujtojnë rëndësinë e mandatmbajtësve. Ata e kanë përgjegjësinë tani. E në këtë pandemi akoma më shumë./dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tjetër pako e dyshimtë në Londër, policia kryen shpërthim të kontrolluar në stacionin hekurudhor
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë