LAJMI I FUNDIT:

Ndihmës trajneri i Argjentinës, Pablo Aimar u përlot pas golit të Messit kundër Meksikës

Ndihmës trajneri i Argjentinës, Pablo Aimar u përlot pas golit të Messit kundër Meksikës

Pablo Aimar u përlot kur kapiteni Lionel Messi theu ngërçin për Argjentinën kundër Meksikës në ndeshjen e sotme (e shtunë) mbrëma.

Fituesit e Kupës së Amerikës luajtën një ndeshje të domosdoshme kundër Meksikës në Lusail Stadium dhe duhej të përgjigjeshin pasi pësuan një humbje shokuese 2-1 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e tyre të parë në grup.

Ata ishin të frustruar nga Meksika në pjesën e parë të lojës së Grupit C, por më pas Messi, kapiteni i Argjentinës, golashënuesi rekord erdhi me një moment magjie.


Në minutën e 63-të, Messi bëri një prekje të shkëlqyer përpara se të godiste dhe të shënonte një gol të bukur nga distanca në portën e Guillermo Ochoa.

Tifozët e Argjentinës shpërthyen në gëzim teksa Messi vrapoi për të festuar golin e tij të tetë në Kupën e Botës. Në stol, ndihmës trajneri Aimar, i cili luajti 52 herë për vendin e tij, nuk i përmbajti dot emocionet.

Një video virale tregon ish-magjistarin e Valencias dhe Benficas në lot, duke fshirë sytë dhe duke marrë frymë rëndë. Ky gol do të thoshte shumë për 42-vjeçarin.

Messi gjithashtu ishte emocional dhe u pa duke festuar me duar drejt qiellit pasi barazoi numrin e golave ​​të Diego Maradona në Kupën e Botës. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori