LAJMI I FUNDIT:

Ndihmat e Suedisë për Kosovën 2014-2020, diskutohet për zbatimin e programeve

Ndihmat e Suedisë për Kosovën 2014-2020, diskutohet për zbatimin e programeve
Foto: Arkiv

Zyra e Kryeministrit dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë kanë organizuar takimin vjetor midis Suedisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit suedez për reforma me Kosovën, si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit për reforma gjatë periudhës 2014-2020.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj theksoi angazhimin e Qeverisë për një dialog të hapur me partnerët zhvillimorë, në mënyrë që t’i harmonizojnë përpjekjet e tyre së bashku dhe të përqendrojnë të gjithë mbështetjen e jashtme drejt agjendës zhvillimore të Kosovës.

Selmanaj më tej theksoi se në periudhën afatshkurtër, fokusi kryesor i Qeverisë është që të menaxhojë situatën me pandeminë COVID-19 dhe të sigurojë zbutjen e ndikimit ekonomik dhe social.


“Është e rëndësishme për Qeverinë që mbështetja suedeze të jetë plotësisht e koordinuar me mbështetjen që marrim nga vendet dhe organizatat e tjera, andaj ne synojmë t’i intensifikojmë përpjekjet tona për të forcuar sistemin e koordinimit të donatorëve, përmes funksionimit të plotë të strukturave të krijuara për këtë qëllim”, tha Selmanaj.

Në njoftimin për media thuhet se ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar sistemin e koordinimit të donatorëve, pasi ky është një shqetësim që Suedia ka ngritur në raste të mëparshme.

“Suedia aktualisht është duke përgatitur një strategji të re për bashkëpunimin, që do të vazhdojë të përqendrohet në barazinë gjinore, mjedisin dhe klimën, zgjidhjen pas konfliktit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, thuhet më tej.

Gjatë takimit, delegacionet e udhëhequra nga zëvendëskryeministri Selmanaj dhe ambasadorja Hernmarck shqyrtuan progresin në zbatimin e ndihmës së Suedisë për periudhën 2014-2020 në vlerë prej 8-10 milionë euro në vit. Delegacionet konfirmuan se ndihma po zbatohet siç është planifikuar, momentalisht me programe dhe projekte të ndryshme, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori