Është zhvilluar një ndeshje spektakolare për vendin e tretë në Copa America.

Kolumbia dhe Peruja që ishin në gjysmëfinale dhe që humbën, kanë diskutuar trofeun e vogël të vendit të tretë.


Ka qenë një ndeshje fantastike ku në fund Kolumbia ka fituar me përmbysje me rezultat 3-2.

Të parët në epërsi kaluan Peru, që realizuan në minutën e 45-të me anë të mesfushorit Yotun për 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Kolumbia barazoi gjithçka me anëtarin e Juventusit, Juan Cuadrado që realizoi në minutën e 49-të për 1-1.

1327904834.0

Mesfushori i Portos, Luis Diaz kaloi Kolumbinë në epërsi 2-1 kur realizoi një gol të bukur në minutën e 66-të.

Por tetë minuta para fundit të ndeshjes, Gianluca Lapadula barazoi shifrat në 2-2 falë një gol fantastik.

Kur ndeshja po pritej të përfundonte në barazim dhe skuadrat të shkonin në kohën shtesë, në skenë doli përsëri Luis Diaz.

Colombia Secure Copa America Third Place Finish as Luis Diaz

Mesfushori ofensivë realizoi golin e fitores së madhe 3-2 në minutën e 94-të duke sjell një gëzim të madh në kampin kolumbian.

Kësisoj Kolumbia arriti të fitoj trofeun e bronztë në Copa America, derisa në finalen e madhe do të përballen Brazili dhe Argjentina. /Telegrafi/

telegrafi sport app