Bayer Leverkusen ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Aspirinat e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Piero Hinicapir, por pa sukses.  Victor Boniface gjeti rrjetën në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit.  Bayer Leverkusen e nisi furishëm me sulme pjesën e dytë, me Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong që rrezikuan, por në të dyja rastet Mike Maignan ishte në vend. Zhvillohej minuta e 51-të, kur Bonfiace arriti të shënojë kësaj radhe për 1-0.  Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi, ku Bayer Leverkusen mori fitoren e dytë, ndërsa Milani mbetet pa fitore. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app