Ndeshja vendimtare mes Dritës dhe Rahovecit
Drita dhe Rahoveci janë dy skuadrat më të mira në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.
Dy skuadrat janë në një ‘luftë’ mes vete për tu inkuadruar si kampione në Superligë dhe sot ato do të përballen mes vete.
Drita që ka vetëm një humbje të pësuar do ta presë Rahovecin e pamposhtur, skuadër e cila është e vetmja që e ka mposhtur Dritën.
Në një përballje të zjarrtë që pritet të zhvillohet në palestrën e sporteve ‘Bashkim Selsihta – Petriti’, në Gjilan mes Dritës dhe Rahovecit pritet t’i mbledh shumë tifozë.
Dy skuadrat luajnë për fitore, ndërsa ajo që do të triumfojë do të marrë edhe pozitën e parë të cilën ndodhet Rahoveci. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































