Mario Mandzukic nuk është përfshirë në stërvitjen përfundimtare të Juventusit para ndeshjes kundër Bayern Munichut, ashtu që vazhdon të mbetet e paqartë se a do të angazhohet nga minuta e parë.

Sulmuesi kroat ka vuajtur nga një dëmtim i lehtë muskulor, mirëpo nuk ka arritur të rikuperohet qind për qind.


Sidoqoftë, Massimiliano Allegri e ka përfshirë në skuadrën e plotë, por nuk dihet nëse do të startojë, apo do të jetë rezervë.

Bianconerët nuk e kanë Paulo Dybalan në sulm, Claudio Marchision në mesfushë dhe Giorgio Chiellinin në mbrojtje.

Për këtë arsye, pritet që trajneri të luajë me formacionin 4-3-3. /Telegrafi/

telegrafi sport app