Drenica dhe Prishtina e Re do të takohen në ndeshjen e fundit të xhiros së 21-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat e futura këtë edicion në Superligë, janë duke luftuar për të mbijetuar.


Dy skuadrat e fundit në tabelë luajnë në Liman Gegaj, pasi stadiumi 'Bajram Aliu' në Skenderaj nuk i plotëson kushtet për këtë sfidë shkaku fushës së rënduar nga reshjet e shiut.

Vendasit duan fitoren e parë në pranverë, derisa vizitorët udhëtojnë për të vetmin qëllim, tre pikët dhe ikjen nga pozita e fundit.

Sfida mes Drenicës dhe Prishtinës së Re luhet me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app