Është hapur gara për tenderin e ndërtimit të porit të ri tregtar në Porto Romano.
Pasi kompania e njohur holandeze RoyalHaskonening ka përfunduar fazën e studimit të fizibilitetit dhe projektimit, fondi limit për ndërtimin e veprës së re do të jetë 392 milionë euro.
Gara e tenderimit do të kalojë në dy faza dhe pritet që punimet të fillojnë pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan Top Channel.
Kryeministri Rama tha se kjo garë ndërkombëtare nën udhëheqjen e kompanisë holandeze do të garantojë sukses në ndërtimin e portit të ri dhe do t’i japë kontribut ekonomisë
“Royal Haskoning sjell për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtrit më mbresëlënës të gjithë botës së inxhinierisë. Royal Haskoning do ta shoqërojë projektin, duke qenë partneri i qeverisë shqiptare për të mbikëqyrur të gjithë procesin, nga gara ndërkombëtare te punimet që do të bëhen në port. Deti ka shumë lloj speciesh dhe dihet se specia e njohur si më e frikshme është peshkaqeni.
Ata që ndërtojnë porte, janë peshkaqenët e tokës, me vjen mirë që kanë ardhur, ndër kompanitë e listuara, pesë prej tyre janë më të mëdhatë në botë, por historia e zhvillimit të porteve ka treguar se nëse këto kompani gjejnë shesh, bëjnë një përshesh aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish trefish, katërfish, nëse nuk ke peshkatarë peshkaqenësh.
Royal Haskoning na ka sjellë peshkatarin e duhur për t’i mbajtur peshkaqenët brenda rregullave, ndaj nga peshkaqenë do t’i bëjmë delfinë që në fund do ta na japin një spektakël ku të gjithë do të dalin të fituar”, tha Rama.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e vlerësoi projektin si një nga më të rëndësishmit në historinë infrastrukturore shqiptare.
“Sot, çelja e garës është një nga momentet më të veçanta, e kemi quajtur porti i shqiptarëve, se do i shërbejë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i lidhur nëpërmjet hekurudhës me Prishtinën dhe Strugën. Duket si një rrugë e lehtë dhe një rezultat që do të vijë shpejt, por sot këtu kurorëzohen katër vite punë intensive, nga një grup ekspertësh që arrijnë deri në 100. Janë mbi 420 mijë orë pune, një mal me analiza dhe studime, po t’i shtrinim këto letra A4 në bregdetin shqiptar, nuk do të mjaftonte. Ky interes na nderon dhe na ve në kushtet e një përgjegjësie të mëdha
Duam të ndërtojmë një port dyfish më të thellë, për t’i shërbyer të gjithë rajonit, duam të ndërtojmë një terminal kontejnerësh tre fish më të madh, sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese, në infrastrukturë detare që hedh bazat për një zhvillim të mëtejshëm, duam të ngremë një infrastrukturë për bazën detare. Durrësi dhe Porto Romano janë anët e së njëjtës medalje“, tha Balluku.
Në Porto Romano, qeveria po shikon edhe mundësinë e financimit nga NATO për ndërtimin e një baze ushtarake që do të bëhet pjesë e portit tregtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri