Ndërtimet e mbindërtimet e jashtëligjshme në Lipjan përplasin pozitën e opozitën

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Lipjan të premten ka vazhduar me përplasje e me kritika në mes të pozitës e opozitës, lidhur me ndërtimet dhe mbindërtimet e jashtëligjshme në këtë qytet. Sipas opozitës ka raste kur pronarët e bizneseve ndërtimore kanë marrë lejen për gjashtë kate, ndërkohë kanë ndërtuar shtatë kate të banesave.
Megjithëse në rastin e fundit në rrugën kryesore “Hajredin Bajrami” ka intervenuar inspektorati dhe i ka ndërprerë disa punime, opozita sërish kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ekzekutivi.
Arsim Jashari, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e PDK-së në Lipjan, gjatë seancës ka thënë se është shqetësuese se si “para syve” të zyrtarëve komunal ndërtohen mbindërtime pa leje dhe askush nuk intervenon.
“Nuk e di si ka mundësi të ndërtohet komplet një kat banesor pa leje përgjatë rrugës kryesore dhe nuk e vëren askush derisa ai të përfundon. Cilat janë masat e komunës sepse projekti ka qenë për gjashtë kate kurse ai ndërtues e ka ngritur edhe katin e shtatë të banimit. Kam reaguar edhe më herët, andaj a ka mundësi të dimë se si ka mundësi komplet ajo llamell të ndërtohet pa e parë askush nga komuna. Ai projekt tashmë ka ndodh, andaj ne si kuvendar është mirë të kemi një përgjigje sepse s’kemi marrë përgjigje deri më sot”, ka kritikuar Jashari.
Po ashtu duke i cilësuar si ndërtime të jashtëligjshme ka folur edhe kuvendari tjetër i PDK-së, Lulzim Rrustemi, duke kritikuar ekzekutivin se po lejon ndërtuesit të punojnë me planin e vjetër zhvillimor.
“Po zhvillohen punime në rrugën “Zylfie Gashi” në Lipjan e cila zonë besoj se i ka ndalesat e veta, por ndërtimet po vazhdojnë të bëhen të larta. Hartat zonale janë aprovuar në vitin 2021 dhe kanë hyrë në fuqi, ndërsa sot e tutje në këtë rrugë punohet në vija ndërtimore e cila është caktuar moti me planin urban. Prandaj, a po zbatohen hartat zonale në këtë rrugë në qytetin e Lipjanit apo realisht po shkelet çdo ditë. Ndërtimet aty po vazhdojnë dhe e gjithë zona është mbushur me ndërtime, pra, për çdo ditë kemi ndërtime dhe po mbushet zona, kurse në vija ndërtimore është po e njëjta e planit të më pashëm urban”, ka kritikuar Rrustemi.
Në anën tjetër, Imri Ahmeti kryetar i Komunës së Lipjanit, ka thënë se ndërtimet janë sipas hartave zonale, ndërkaq lejet ndërtimore kanë një afat të skadimit dy apo tre vjet. Sipas Ahmetit një rast, ndërtuesi e ka nisur objektin dy javë para se t’i skadon afati i lejes ndërtimore të cilën e ka marrë para hartave zonale.
Sa i përket rastit të fundit të një mbindërtimi në rrugën “Hajredin Bajrami” Ahmeti thotë se janë marrë të gjitha hapat konkret nga inspektorati.
“Me fanatizmin më të madh të mundshëm jemi përpjekur për ndërtimet jo ligjore ose ilegale në Lipjan. Nuk ka objekt nga themeli e deri lartë të ndërtohet e të mos stopohet. Mund të ketë ndonjë anashkalim momental, por e di se të gjitha procedurat ligjore janë marrë, janë afatet ligjore që duhet të ndërmerren. Pra, inspektorati punën e vetë me përgjegjësi më të lartë e kanë kryer, natyrisht se ka hapësirë e ka mundësi dhe ka defekte secili prej nesh, por në masën më të madhe jam i kënaqur me punën që e bëjnë inspektorati”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se në të kaluarën nga ish qeverisja e kaluar janë ndërtuar objekte banesore pa u penguar fare nga inspektorati komunal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia sqaron praninë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë: Asistim për Inspektoratin, jo për punime ndërtimore

Rinisja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” – Rama: Ndalimi i tyre ishte joligjor

Pavarësisht ndalimit – Komuna e Prishtinës rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe