LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë trajneri Francisco Garcia në moshë  21 vjeçare nga coronavirusi, por më parë vuante edhe nga leukemia

Ndërron jetë trajneri Francisco Garcia në moshë  21 vjeçare nga coronavirusi, por më parë vuante edhe nga leukemia

Është shënuar viktima e parë në futbollin spanjoll nga coronavirusi dhe ai është trajneri Francisco Garcia.

Trajneri 21-vjeçar i Atletico Portada Alta ka ndërrua jetë nga pandemia, derisa kishte probleme edhe nga një formë e leukemisë.

AS raporton se Garcia ishte trajner i skuadrës spanjolle për katër vite, derisa ka disa ditë që ishte prekur nga coronavirusi.


Më tej bëhet e ditur se 21-vjeçari ishte diagnostikuari më parë nga leukemia, duke e vënë atë në rrezik të madh nga Covid-19.

“Nga Atletico Portada Alta duam që t’i shprehim ngushëllime familjes dhe shokëve për Francisco Garcian që na la sot”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Çfarë mund të bëjmë pa ty tani, Francis? Ti ishe gjithmonë me ne kur kishim nevojë, duke na ndihmuar që të japim më të mirë. Si do të vazhdojmë të fitojmë në ligë? Nuk e dimë se si do ia bëjmë pa praninë tuaj, por do të triumfojmë vetëm për ty. Nuk do të harrojmë asnjëherë, prehu në paqe, fenomen”, thuhet më tej në njoftim.

Garcia kishte ndërruar jetë të shtunën, derisa nga autoritetet e vendit bëhet e ditur sot se ai ishte i infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori