Një nënë 36-vjeçare ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj, pas lindjes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Siç raportohet komplikacionet ndërlidhen me hemolizën e gjakut dhe problemet autoimune.
Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës pajetë.
“Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë , çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare”, raporton tch.