LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë

Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë

Ka ndërruar jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga e ëma, Ruth Abongo. E reja u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Ajo ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë, raporton Abc News.


Sipas raportimeve, mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, ende nuk ka asnjë emër konkret të dyshuarish nga autoritetet.

Rasti i 22-vjeçares solli në Shqipëri edhe disa përfaqësues të ambasadës keniane në Romë, ku u takuan me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo. Pak kohë më parë, nëna e 22-vjeçares dha një intervistë ekskluzive për Abc News, e cila u informua se e bija kishte përfunduar në spital nga kompania e kazinosë ku ajo punonte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori