Më 2 Maj, në Amsterdam ndërroi jetë piktori, profesori i lëndës së Pikturës në Universitetin e Amsterdamit dhe ligjërues për vite të tëra i arteve te bukura në universitete të ndryshme në Holandë, Qenan Sheji.
Bardhyl Meta
I ndjeri, ishte veprimtar i shquar i çështjes shqiptare dhe zëri i tyre më i veçante e postmodern. Akademiku Qenan Sheji, si artist i rritur, kalitur e profiluar në Evropë, ishte personaliteti që me një elokuencë të pashoqe në boten shqiptare, hapërronte në dyert e mëdha të kancelarive diplomatike evropiane – gjithherë në emër të një populli të vogël, të trishtuar nga keqkuptimet historike, një populli sa dinjitoz, aq edhe të parafinuar, për kohën që i duhej “dhanë” Evropës dhe vetës, për ndërrimet e mëdha, që duhet të ngjanin në rutinën e etabluar të shablloneve diplomatike të Evropës, në qasjen e saj karshi Ballkanit, e veçanërisht karshi shqiptarëve.
Piktori e profesori i afirmuar i arteve të bukura, gjeniu i estetikës vizuale e të mendësisë kontemporane, ishte një vox dhe atitudë krejt e veçantë shqiptare në Evropë…!
Jo një zë, të cilën ishte gjithherë në gjendje që ta kuptonte me kohë mëmëdheu i tij, por një zë, që arrinte më shpesh se t`gjithë të tjerët, të shpjegonte kërkesat shqiptare ashtu, që të kuptoheshin drejt, shpejt dhe njerëzisht gjithandej…!
Atëbotë, sikur edhe sot, kishte shumë komplekse në ligjërimet diplomatike shqiptare! Por jo kështu edhe te Qenen Sheji.
Njëjtë, edhe kur predikonte, këshillonte apo kur Lobonte për çështjen shqiptare në Maqedoni…!
Që nga dita që e njoha, në vitin 1990, ai pledonte për vetëm një opsion, atë, që shqiptarët e Maqedonisë duhet që njëzëri dhe së pari, të kërkojnë dhe realizojnë statusin e popullit shtetformues në Maqedoni – një luftë debatesh, që atij i ngjante, si puna e legjendës së urës së shenjtë!
Profesori i estetikës ishte i tillë edhe në politikë, me të vetët debatonte ashpër e pa kompromis, kurse me të huajt me elokuencë, por u servonte atyre gjithherë, atë që ishte menyja oficiele shqiptare, e qendrave të vendosjes n`atdhe.
Qenan Sheji, ka qenë themelues dhe udhëheqës i LDK-ës në Holandë që nga dita e themelimit të saj!
Në LDK kishte hyrë që të ndihmoj përgjithësisht në çështjet Diplomatike, atë atitudë, që përfaqësonte atëbotë Presidenti i ndjerë Kosovar Ibrahim Rugova, si kryetar i Këshillit, apo asociacionit të partive politike shqiptare në ish- Jugosllavi, në fillimvitet e 90-ta.
Gjatë kohës së luftës në Kosovë, Maqedoni e Luginë, ka qenë zëri më autentik i UÇK-ës, në nivelet më të larta diplomatike, Akademike e mediale n`Holandë. Intervistat e tij, përballë oponentëve të diplomacisë serbe, mbeten ende manual, për diplomacinë shqiptare.
Qenan Sheji ka qenë edhe bashkëthemelues i UNPO-së, “The Unrepresented Nations and Peoples Organization (UNPO)”, Organizatës Ndërkombëtare të Popujve të pa Përfaqësuar në OKB – dhe autorë i Emblemës e Flamurit të kësaj organizate internacionale!
Qenani ka prejardhje nga Maqedonia, ka lindur ne Strugë, por ka punuar gjithherë për çështjen e shqiptare përgjithësisht, në rrethet e nivelet me ekskluzive Mediale, Akademike e politike të Holandës, ndërkohë që bashkëshortja e tij, me kombësi Holandeze, është përkthyesja e Ismail Kadaresë në holandishte.
Qenan Sheji ishte modest e diskret, mbante kokën poshtë e nuk imponohej – por kjo se amniston Kosovën nëse kursehet, që të shpërfaq mirënjohjen e falënderimin më të dinjitetshëm për te dhe me këtë rast, edhe për një aradhe të pafund të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët kontribuuan për mbijetesën, çlirimin dhe Pavarësimin e Kosovës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para