Poezi nga: Izet Sarajlić   Përktheu: Azem Shkreli

Miqt e mi
gjithnjë e më shpesh
po ndërrojnë adresën e tyre.


Ja, edhe Alfonso Gato.

Deri dje banonte
në rrugën gazmore të Romës
Via Marguta.

Tash banon
në Varreza
në Salern.

Kjo është më e keqja
nga të njëzetetetë adresat
që ka ndërruar
deri tash.

Më e mirë ishte edhe ajo
në kohën e Musolinit:
Alfonso Gato,
Burgu Qendror,
Milano.