Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në mungesë të deputetëve të PDK-AAK dhe Nismës.
Pas largimit të deputetëve të PAN-it, seancën e kanë lëshuar edhe deputetët e Listës serbe.
Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje tha se Kuvendi nuk mund t’i bindet tekeve të PDK-së, por sipas tij, meqenëse të pranishëm nuk janë as anëtarët e kabinetit qeveritar atëherë më e udhës është ndërprerja e seancës.
“Vërejtje serioze për kryeministrin Haradinaj”, tha Konjufca, duke shtuar se Haradinaj nuk mund t’i bindet kërkesave të PDK-së nëse është kryeministër i të gjithëve.
Ai tha se në Kuvend ka deputetë edhe të LDK-së e Vetëvendosjes, e jo vetëm të partive në pushtet.
Ndërkaq, Avdullah Hoti nga LDK-ja tha se sot në Kuvend kanë ardhur të përgatitur në seancë. Ai tha se Kuvendi nuk duhet të shndërrohet për arenë për çështje të interesave individuale.
Hoti tha se seanca duhet të ndërpritet pasi s’ka kuorum.
“Lus deputetët të jenë të arsyeshëm. Ka çështje më të mëdha se agjenda të ngushta individuale”, tha Hoti, duke shtuar se pavarësia e Kosovës ende nuk është konsoliduar dhe duhen të bëhen bashkë për agjenda shtetërore.
Hoti tha se do të vijë dita kur drejtësia do t’i zbardh të gjitha vrasjet dhe çështjet tjera të pasluftës.
Ndryshe, pasi deputetët e PAN-it lëshuan seancën, Memli Krasniqi nga PDK-ja propozoi që seanca të vazhdoj nesër. Ndërkaq, Vetëvendosje kërkoi që seanca të vazhdojë javën e ardhshme, pa precizuar ndonjë datë, derisa LDK-ja kërkoi mbajtjen e seancës të hënën.
I mbetet Kryesisë së Kuvendit të vendosë se kur do të vazhdojë kjo seancë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova