Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Fushë Kosovës

NJU-Fushë Kosovë njofton qytetarët se për shkak të një defekti teknik në fshatin Pomozotin, si dhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm, përcjell Telegrafi.
Ndërprerja do të prekë fshatrat e Fushë Kosovës dhe pjesën e lagjes 028 dhe 029.
Ekipet teknike të Nju-Fushë Kosovë janë duke punuar për sanimin e defektit dhe përfundimin e pastrimit teknik, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.
Komuna dhe ndërmarrja u kërkojnë qytetarëve mirëkuptim dhe durim gjatë periudhës së ndërprerjes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































