KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të një defekti në sistemin furnizues të ujësjellësit në lokacionin e rrugës “Ymer Prizreni” në B.T. “Fidanishte”, do të ndërpritet furnizimi me ujë për disa lagje të qytetit.

Ndërprerja e furnizimit pritet të zgjasë nga ora 11:00 deri në ora 14:00 dhe prek konsumatorët e rrugëve:


  • Myrvete Maksutaj
  • Arif Reka
  • Rrustë Sadria
  • Mitrush Kuteli
    si dhe disa rrugë dytësore përreth.

Sipas KRU “Hidrodrini”, në sanimin e defektit po përdoret edhe teknika e rëndë për të siguruar rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj ndërprerjeje dhe apelon për kujdes në përdorimin e ujit pas rikthimit të furnizimit. /Telegrafi/