Ndërkohë që në vendin tonë po luftohet për rregullim të situatës politike dhe ky është shqetësimi aktual, disa vende ‘të prapambetura’, po ndjejnë jashtë mase ndryshimin e kushteve klimatike.

Më poshtë janë disa foto që janë shkrepur në Tanzani, për erozionin i cili është duke shkatërruar tokë në këto zona.


Sipas “Theguardian” gjatë 10 viteve të fundit, peizazhi i Tanzanisë, Maasai, ka dëshmuar një rritje dramatike të erozionit të tokës dhe shkatërrimin pothuajse total të tokës në shumë zona të përdorura për kullotjen e bagëtive.

Ndërkohë që mbulesa e bimësisë po humbet, shiu shpejt del nga shtresa e sipërme përmes erozionit të fletëve, duke e lënë nëntokën të pambrojtur dhe të ekspozuar. Erozioni i tokës ka pasoja serioze sociale dhe ekonomike.

Për njerëzit e Maasait, përcjell opinion.al, kafshët janë një pjesë thelbësore e jetesës dhe kulturës së tyre, të cilët me këto kushte klimatike po zhduken në shifra marramendëse.

Shtrohet pyetja: Me çfarë do të ushqehen njerëzit në Tanzani nëse kjo situatë vazhdon me këto ritme?

t1

t2

t3

t4

t5

t6

t7

t8

t9

t10