Radha e qytetarëve për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeth II deri në 7.8 kilometra ndërsa po pritet deri në 14 orë për të hyrë në Westminster.

Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport ka pohuar se ka ndërprerë përkohësisht hyrjen në South Park, pasi ky i fundit ka arritur kapacitetet maksimale.


“Qeveria ka njoftuar se hyrja në radhë është ndërprerë për të paktën gjashtë orë pasi ka arritur kapacitetin", shkruan në njoftim.

5e229431 c6c0 4b7c adcf 6775f3dce56d

Mbi 40 forca të policisë po kontribuojnë në operacionin e sigurisë për funeralin e Mbretëreshës.

Theksojmë se Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Pallatin Balmoral të Skocisë.

Shumë liderë botëror dhe personalitete të ndryshme pritet të marrin pjesë në funeralin e Elizabeth II, i cili pritet të mbahet të hënën.

Mbretëresha pritet të prehet në paqe pranë bashkëshortit, Princit Philip, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare. /Telegrafi/