LAJMI I FUNDIT:

BE ndan 120 milionë euro për Wi-Fi gratis

BE ndan 120 milionë euro për Wi-Fi gratis

Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian kanë arritur marrëveshje reciproke për financimin e projektit WiFi4EU.

Bëhet fjalë për nismën, e cila synon që në çdo fshat dhe qytet të BE-së të sigurojë qasje falas në internet përmes rrugës Wi-Fi në vendet strategjike.

Tri institucionet e BE-së për projektin WiFi4EU do të ndajnë 120 milionë euro, shumë kjo e cila do të shpenzohet në pajisjet që do të mundësojnë qasje falas në internet në 6000 deri 8000 lokacione në BE.