Ndalohen dy persona në Ferizaj për falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.O, person zyrtar, në Zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
Në njoftim bëhet e ditur se lidhur me këtë rast është ndaluar edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale F.V, në kohëzgjatje prej 48-orësh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit R.O, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































